Sport

Tottenhami i Jose Mourinhos fiton në frymën e fundit ndaj Wolvesit

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 15 December 2019

Tottenhami ka marrë një fitore të madhe në fund të takimit në udhëtim të Wolvesit me rezultat 2-1, në duelin e javës së 17-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e tri pikëve të mëdha për skuadrën e Mourinhos e shënoi Vertonghen në minutën e 90+1’.

‘Spursat’ e nisën më mirë takimin dhe në minutën e 8’ kaluan në epërsi më një supergol të realizuar nga Lucas Moura.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me avantazhin e Tottenhamin, kurse në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Traore i vendasve në minutën e 67’ e barazoi rezultatin 1-1, kurse fitoren e madhe londinezëve ia dhuroj mbrojtësi Vertonghen, i cili shënoi në fund të takimit për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitoreje Tottenhami renditet i pesti me 26 pikë, kurse Wolvesi mbetet i teti me 24 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera