Sport

Tottenham “pushtohet” nga Covid-19, do të kërkohet pezullimi i ndeshjes kundër Brighton

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 08 December 2021

Skuadra londineze Tottenham do të paraqes një kërkesë drejt krerëve të Premier Ligës për ta pezulluar ndeshjen e së dielës kundër Brighton.

Skuadra e Antonio Contes të dielën me fillim nga ora 15:00 pret në shtëpi Brightonin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze, KosovaPress.

Por si duket ndeshja nuk do të zhvillohet për shkak që Tottenhamin e kanë kapluar rastet me Covid-19, ku më shumë se shtatë lojtarë dhe të paktën dy pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, raporton “The Athletic UK”.

-Advertisement-

Ndërsa, Tottenham do të luajë nesër kundër skuadrës franceze Rennes në Ligën e Konferencës, por kjo ndeshje nuk mund të pezullohet vetëm nëse kanë në skuadër më pak se 13 lojtarë të regjistruar ose nëse nuk ka asnjë portier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera