Sport

Tottenham nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores me Mourinhon

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 30 November 2019

Tottenham ka arritur edhe fitoren e dytë në Premierligë nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe të tretën në përgjithësi.

Ata mposhtën 3:2 Bournemouthin me një paraqitje të bukur.

Dy gola nga Dele Alli dhe një nga Sissoko ia dhanë fitoren vendasve.

Krejt çfarë bënë mysafirët pastaj ishin dy golat e shënuara nga Wilson, por që nuk mjaftuan që mysafirët të dalin me pikë.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në pozitën e pestë me 20 pikë nga 14 xhiro.

Të tjera