Sport

Tottenham dëshiron ta zëvendësojë Lloris, ja dëshira e Contes

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 18 November 2021

Skuadra angleze Tottenham dëshiron që ta zëvendësojë portierin dhe kapitenin Hugo Lloris, ku trajneri i ri Antonio Conte e sheh portierin e Everton Jordan Pickford si zëvendësues ideal, raporton “The Telegraph”.

Pickford ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale me Evertonin, dhe krerët e këtij të fundit spekulohet se dëshirojnë të përfitojnë më shumë se 28 milionë euro, të cilat i kishin paguar për të siguruar kartonin e portierit 27 vjeçar.

Po ashtu, raportohet se francezi Lloris mund të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Tottenham, por mund të mbetet si pjesë e rezervave të skuadrës së Contes.

-Advertisement-

Që prej transferimit nga skuadra e Sunderland tek Evertoni, Pickford ka arritur të bëjë 172 paraqitje në të gjitha garat, duke e mbajtur portën e paprekur në 50 prej tyre, dhe duke pësuar gjithsej 236 gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera