Totaj jep arsyet pse nuk ua fali qytetarëve tatimin në pronë
Autori: Gazeta inFokus
09:07 | 23 December 2023
Sikurse disa komuna në vend, edhe Komuna e Prizrenit nuk ua ka fal tatimin në pronë qytetarëve.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunë, Shaqir Totaj.
Derisa vet kryetari Totaj kishe dorëzuar në kushtetuese ligjin për tatimin në pronë, thotë se vendimi i Gjykatës po i ngarkon dhe dëmton komunat.
I pari i Prizrenit ka akuzuar qeverinë për ndërhyrje që po bënë në lëmin e financave komunale.
“Komunat e kanë të garantuar pavarësinë financiare, e këtë garancion ia mundëson Ligji për financa publike dhe Ligji për vetëqeverisje lokale dhe çdo tentim i qeverisë të ndërhyjë në lëmin e financave komunale është një hap në drejtim të gabuar. Komunat kanë qenë të atakuara vazhdimisht nga qeveria qendrore sa i përket buxhetit. Nuk duhet fare të merret qeveria me çështjet e të hyrave komunale të buxhetit që në këtë rast vjen prej tatimit në pronë, por kanë tentuar të ndërhynë. Në anën tjetër kemi pas më herët situatë ku kanë tentuar t’i marrin të hyrat nga burimet vetanake të pashpenzuara në vitin aktual fiskal që po ashtu është e kundërligjshme”, thotë Totaj për Kosovapress.
Derisa thotë se nuk është për faljen e tatimit në pronë, ai sqaron se me këtë prishet edhe planifikimi buxhetor që mund ta lë komunën me minus 4 milionë euro në buxhet.
“Tash e kemi një mendim të Gjykatës Supreme që po ashtu i ngarkon komunat – imagjinoni, edhe tatimin në pronë të bëjnë me fal – dëmtohet seriozisht buxheti, jo vetëm i Komunës së Prizrenit, por i gjitha komunave tjera. Nuk jam për këtë punë, sepse na prish edhe planifikimin buxhetor, na lë rreth minus 4 milionë në buxhet, kurse për ato të hyra veçse janë planifikuar projektet. Sikur ato të hiqen nga buxheti, mbesin me mungesë projektet që janë planifikuara… Konsideroj se performancë e keqe është në qoftë se ato mjete nuk shfrytëzohen për interes të qytetarëve… Për sa i përket të hyrave nga burimet vetanake komunale, sigurisht do të kemi rritje, sepse kemi një performancë të mirë, duke iu falënderuar së pari ndërgjegjësimit të tatimpaguesve për tatim në pronë, sepse ata e dinë që mjetet që paguhen shkojnë për interesa tyre, por anën tjetër edhe Drejtoria për Financa e ka bërë punën mirë”, shton Totaj.
Në gusht të këtij viti, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, Ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.
Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka vendosur që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...




































