Lajme

Tortura ndaj mbështetëve të Gylenit dhe kurdëve, gjykatësit: Turqia po kryen krime kundër njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 24 September 2021

Një trupë gjykatësish ndërkombëtarë, të mbledhur në mënyrë vullnetare nën emrin “Gjykata për Turqinë”, i kanë cilësuar krime kundër njerëzimit vendimet dhe veprimet e administratës dhe policisë turke ndaj anëtarëve të Lëvizjes Hizmet dhe kurdëve.

Gjatë punimeve të disa ditore, persona të ndryshëm të arratisur nga Turqia kanë rrëfyer historitë e tyre para kësaj trupe gjykatësish. Disa prej të arratisurve janë përballur me tortura gjatë marrjes në pyetje, por nuk kanë munguar përdhunimet apo ngacmimet seksuale ndaj burrave dhe grave kurde apo atyre të cilësuar si mbështetës të klerikut Fethullah Gylen, i cili ndodhet prej më shumë se dy dekadash në SHBA.

Johan Vande Lanotte, profesor në Universitetin e “Gentit” bëri edhe një përcaktim të asaj se çfarë kategorizohet si krim kundër njerëzimit.

-Advertisement-

“Për t’u konsideruar si krime kundër njerëzimit, aktet duhet të kryhen në bazë ose në mbështetje të një politike shtetërore ose organizative për të kryer një sulm të tillë,” thuhej në raport. “Ne mund ta përcaktojmë politikën mbi torturën e shtetit turk si më poshtë: duke torturuar personat që dyshohet se janë të lidhur me lëvizjen Gylen ose lëvizjen kurde, të cilat ata të gjithë i tregojnë si terroristë. Shteti turk dëshiron t’i bëjë ata të rrëfejnë çfarë duan të dëgjojnë dhe i ndëshkojnë fizikisht. Shteti gjithashtu synon të nxjerrë prej tyre informacion- të vërteta ose të rreme- për personat e tjerë që nga ana e tyre do të torturohen, dhe kështu cikli vazhdon”, tha ai

“Statuti i Romës ka përcaktuar kriteret dhe elementet vendimtare të nevojshme për të cilësuar aktet si krime kundër njerëzimit. Ne do të vlerësojmë nëse secili prej këtyre elementeve vendimtarë është i pranishëm në raportet në lidhje me rrëmbimet e personave dhe aktet e torturës. Për t’u konsideruar si një krim kundër njerëzimit, duhet të përmbushen disa specifike”, tha Lanotte në raportin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera