Sport

Torres flet pas fitores ndaj Kosovës, ja çfarë thotë për ‘Dardanët’

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 31 March 2021

Kombëtarja e Spanjës e ka arritur edhe fitoren e dytë nga tri ndeshje në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katari 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Andaluzianët’ sonte e kanë mposhtur kombëtaren e Kosovës me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar në stadiumin olimpik të Sevillas.

Pas ndeshjes ka folur Ferran Torres, i cili realizoi një nga tri golat për spanjollët.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se kishin shumë raste, mirëpo e rëndësishme ishte fitorja ndaj kosovarëve.

“Është lehtë të luash kur ke në skuadër një lojtar si Dani Olmo. Unë shënova gol. Kishim shumë raste, por hej… me rëndësi është që ne fituam. Ne ishim shumë të sigurt në vetvete. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, por jo nga ana jonë, sepse ne punuam shumë. Unë do të punoj shumë. Shpresoj të kem sa më shumë minuta për shtetin tim”, ka thënë Torres.

Pas kësaj fitoreje Spanja renditet e para në Grupin B me 7 pikë, kurse Kosova mbetet e fundit me 0 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera