Tornado e fuqishme në Hjuston të Teksasit, raportohen dëme të shumta
Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 25 January 2023
Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të martën, duke nxitur një tornado që shkaktoi dëme në lindje të qytetit të Hjustonit, në shtetin e Teksasit.
Shërbimi Kombëtar i Motit kishte paralajmëruar më herët se një “tornado e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse”, kishte goditur në tokë të martën pasdite dhe ishte nisur drejt qytetit Beitaun, rreth 40 kilometra në lindje të Hjustonit. Autoritetet e qytetit njoftuan për dëme në rrjetin elektrik, në banesa e biznese, por nuk pati njoftime për lëndime serioze mes popullatës.
Pamjet e transmetuara nga stacioni televiziv i Hjustonit ‘KTRK’ treguan dëme në ndërtesa dhe shtylla elektrike në Pasadena, një qytet në juglindje të Hjustonit. Ende nuk ka njoftime për të lënduar.
Faqja e internetit ‘PowerOutage.us’, e cila mbledh të dhëna të drejtpërdrejta mbi ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, njoftoi se rreth 123,000 familje të Teksasit, kishin mbetur pa energji elektrike, kryesisht në zonën e Hjustonit dhe në disa zona përreth tij.
Ky zhvillim shënon vetëm fillim e asaj që pritet të jetë një natë me stuhi të fortë përgjatë bregut të Gjirit amerikan. Qendra e Parashikimit të Stuhive në Norman të Oklahomës, njoftoi se zonat përgjatë bregut, mund të prekeshin të martën nga tornado, erëra të forta dhe breshër.
Stuhia solli me vete gjithashtu borë e akull në zonat qendrore të vendit, në pjesën më të madhe të tyre./Voa
Të tjera
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...
-
Avokati i Popullit bënë thirrje të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovë...
-
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese
Kandidati i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ...
-
Petkoviq: Asociacioni po pret Kurtin dhe pasardhësin e tij, ky është obligim i Prishtinës
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
“Në kohë fushate, njerëzit bëhen për psikiatri”- Befason neuropsikiatri, tregon si ndikon fushata në shëndetin mendor të njerëzve
Në episodin e dytë të emisionit “Zgjohu” që është prodhim i Gazetës Infokus, ...
-
Lushtaku u shpreh ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Gjakovë
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i ka shprehur ngushëllime familjarëve të t...
-
Rasti tragjik në Jabllanicë, AAK dhe Nisma nisin tubimin me një minut heshtje
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka nisur tubimin zgjedhor në Isniq të Deç...
-
Bedri Hamza: Personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje
Bedri Hamza sot i ka takuar përfaqësuesit e Shoqatave të Personave me Aftësi ...
-
Dega e PDK’së në Gjakovë anulon të gjitha aktivitetet në shenjë solidarizimi për vdekjen e tre fëmijëve
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë në shenjë solidarizimi për v...
-
Shkolla me mesazh prekës për vdekjen e tre nxënësve në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje tragjike që ndodhi të shtunën e ka tronditur Kosovën. Si pasoj...