Lajme

Tornado dhe breshër, “rrafshohet” qyteza në SHBA, pamje “apokaliptike”!

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 05 May 2022

Shtëpi të shkatërruara, rrugët e mbushura me mbeturina, dëshpërim mes banorëve: një tornado e fuqishme shkaktoi dëme të pallogaritëshme në qytezën Seminolë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk kishim parë vorbullë të tillë ajri, thonë vendasit. Disa godina praktikisht janë shqyer prej fuqisë së saj, shtojnë ata.

Autoritetet vendosën të mbajnë të mbyllura shkollat, ndërkohë që një tjetër tornado goditi dhe qytetin e Locket në Teksas, shumë pranë kufirit me Oklahomën. Për momentin nuk raportohen viktima nga tornadoja, por dëmet janë tepër të mëdha.

-Advertisement-

“Këtu nuk është metropol, këto janë shtëpi të thjeshta fshati”, shprehen autoritetet lokale. Ekipet e ndihmës e zjarrfikësit po shkojnë derë më derë për të kontrolluar nëse ka njerëz të lënduar apo që kanë nevojë për ndihmë.

Stuhitë në zonë në një kohë kur sinoptikanët kishin paralajmëruar për një përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në Oklahoma e Teksas. Në jugperëndim të Oklahomës ra edhe breshër me madhësinë e grushtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera