Sport

Torcida me mesazh të fuqishëm: Thuaju shokëve më të shtrenjtën mos me falë

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 25 March 2020

Ngjarjet e fundit në Parlamentin e Kosovës, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votim të mosbesimit ndaj Qeveirsë, si duket ka ndikuar edhe te tifozëria nga Mitrovica, Torcida.

Këta të fundit, me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë publikuar një video, duke e titulluar si “100 për qind shqipëri”.

“O bac Isa t’ka qu fjalë,Thuju shokve, më të shtrenjtën mos me falë”, shkruhej tutje në videon e postuar nga ky tifo-grup.

-Advertisement-

Si duket, Torcida këtë postim e ka bërë duke parë zhvillimet e fundit politike që kanë të bëjnë me qytetin e tyre të Mitrovicës.

Më poshtë video e publikuar nga ta:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera