Lajme

Topalli: Punëtorët e privatit trajtohen si skllevër, të themelohet Gjykata e punës

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 17 May 2018

Deputeti I Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka ngrite shqetësimin për mos respektim të ligjit të punës në sektorin privat në vend.

Topalli ka thënë se rreth 300.000 punëtorë të sektorit privat e ata ilegalë punojnë me orar 12 orësh, pa pushime, kontrata e largime paralajmërim dhe pa kushte elementare të punës, shkruan Infokusi.com.

Ai ka shtuar gjithashtu se numri i vogël i inspektorëve nuk mund të mbajë nën kontroll të gjitha bizneset dhe sektorin privat andaj ka propozuar themelimin e një Gjykate të Punës e cila do të merrej ekskluzivisht me rastet e shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë fjalimin e Topallit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera