Lajme

Topalli: Oligarkët që kërkuan mandatin e dytë për Ramën tash e kërkojnë për Bashën

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 July 2017

Ish-deputetja e PD-së Jozefina Topalli risolli në vëmendje disa vargje të Pjetër Meshkallës, ku thekson se demokratët janë gjaku i PD-së dhe gardianët e saj.

Topalli sqaroi se janë nxjerrë jashtë kontekstit deklaratat e saj se ndjen neveri për ata që mbështesin Bashën, shkruan gazeta Shekulli.

Ish-kryetarja e Kuvendit thekson se oligarkët që kërkuan mandat të dytë për Ramën tashmë kërkojnë mandat të dytë edhe për Bashën, duke shtuar se demokratët nuk i lidh asgjë me këta oligarkë.

-Advertisement-

Mesazhi i Jozefina Topallit:

“Une jam i lire, nuk jam rob.
Roberit nuk gjykohen.
Te tjeret jane te lidhur per buken e gojes”
Pjeter Meshkalla
Demokratet jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.
ps:
Diku degjova nje titull se une kam thene se: “kam neveri per ata qe mbeshtesin Bashen”.
Eshte nxjerre nga konteksti. Natyrisht, ata oligarke, qe kane vendosur ne krye te listes Basha emra, qe i sherbejne atyre, dhe pas kesaj kerkuan publikisht mandat te dyte per Ramen me shqetesojne.
Por, kur po keta oligarke, pasi kerkuan mandat te dyte per Ramen kerkojne mandat te dyte edhe per Bashen vetem me krijojne neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.
Demokratet nuk i lidh asgje me keta oligarke.
Demokratet jane shpirti i PD. Ata besojne ne vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarket.
Ata jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera