Lajme

Topalli: Jemi kundër që Hashim Thaçi t’i prijë dialogut me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 14 June 2018

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli, ka thënë se ata janë kundër që Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë.
“E kemi përvojën me Thaçin edhe si kryeministër edhe në pjesën e dialogut. Ai ka qenë jotransparent dhe kuvendi kurrë nuk ka qenë i njoftuar rreth procesit të dialogut sa ai e ka drejtuar”, ka thënë Topalli, njofton Klan Kosova.

“Nuk është i përshtatshëm për dialog dhe jemi kundër që ai t’i prijë dialogut me Serbinë”.

Sipas Topallit me rëndësi është që të ketë dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kush i prinë këtij procesi është më pak me rëndësi.

-Advertisement-

“Me rëndësi që të kemi dialog, që të diskutojmë, cilat janë interesat dhe kërkesat tona në raport me Serbinë, më pastaj vjen kush e udhëheq dialogun. Thaçi nuk është i përshtatshëm për shkak të gabimeve që ka bërë”.

“Madje ka një konsensus që Thaçi të mos i prijë këtij procesi”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/topalli-jemi-kunder-qe-hashim-thaci-t-i-prije-dialogut-me-serbine-548116/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera