Lajme

Topalli: Basha kërkon të mbajë peng Partinë Demokratike

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 30 June 2017

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, në një deklaratë për mediat deklaroi se Lulzim Basha “po i imponon PD-së një garë të rreme, duke e bërë procesin zgjedhor në parti antistatutor”.“Basha po kërkon të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat tjetër drejtues dhe nuk po merr përgjegjësi për humbjen katastrofale në zgjedhjet e fundit. Qindra mijëra votat që Basha ia hoqi PD-së nuk i asgjëson dot me proces të manipuluar zgjedhor”, tha Topalli.

“Ringritja e Partisë Demokratike nis vetëm me largimin e zotit Basha. Basha nuk pranon barazi në garë, nuk pranon rregullat e drejta, nuk pranon proces të hapur, nuk pranon konkurrentë të vërtetë, nuk pranon ballafaqim. Zoti Basha tmerrohet nga forumet sepse tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të paanshme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë e ballafaqim. Kërkojmë respektimin e forumeve drejtuese sipas statutit”, shtoi Topalli./ Top Channel

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera