Topalli akuza të forta Bashës: Po e kthen PD në biznes të kunatit dhe gruas së tij
Autori: Gazeta inFokus
23:30 | 16 March 2018
Jozefina Topalli bën akuza të forta drejt Lulzim Bashës pas propozimit të një grupi deputetësh demokratë për shfuqizimin e 20 shkurtit si datë e përkujtimit të viktimave të komunizmit. Në një intervistë për “Vizion Plus”, ish-deputetja e PD-së thotë se kjo i kujton votat e deputetëve demokratë që votuan Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi.
“Po ta kishte bërë PS dhe po të kisha qenë në parlament, nuk do të kisha lënë që të bëhej seancë plenare. E bën ajo që thotë jam Partia Demokratike, unë realisht do të isha pa fjalë. Por unë nuk mund të them se jam pa fjalë sot pas gjithë këtyre zhvillimeve dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, të cilat prej kohësh kanë lindur dyshimin e madh dhe pikëpyetjen e madhe nëse kjo është PD.
Në fakt jam e pafjalë, momentin që lexova ligjin sigurisht që mu kujtuan votat për Gramoz Ruçin, mu kthye kaseta pas me shpërbërjen e grupit parlamentar, me shkatërrimin e ADN-së së forcës sonë politike, me zhbërjen e ideologjisë së djathtë, me zhbërjen e së djathtës shqiptare nga Lulzim Basha, me sjelljen e tij politike që mund të sillte destabilizim në vendin tonë kur ai nuk pranonte të hynte në zgjedhje” – thotë Topalli.
Ish-numri “2” i PD-së për shumë vite, artikulli i publikuar nga “Mother Jones” duhet sqaruar menjëherë nga vetë kryetari i PD-së, pasi selia blu po tërhiqet në një skandal në të cilin nuk e meriton të jetë.
“A e ka dëmtuar PD historia e kontratave të lobimit? Sigurisht. Shumë. Opozita në thelbin e saj duhet të jetë pushtet moral, dhe pushtet moral do të thotë në radhë të parë të jesh i pastër nga korrupsioni, i pastër nga larja e parave, i pastër në përfaqësimin e atyre që kanë votuar kundër qeverisë; asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur.
E kundërta del nga ajo sa thotë media amerikane, e rihapur nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që unë i kam kërkuar atij që të bëjë qartësi dhe të bëjë transparencë për të mirën e tij por edhe për të mirën e forcës politike, emrin e së cilës ai e ka kapur me zor. Nuk e ka bërë deri tani, sa herë ka folur ka shtuar konfuzionin.
Unë edhe njëherë i bëj thirrje që të bëjë transparencën e plotë, sa janë paratë që ka paguar Lulzim Basha, sa janë paratë për të cilat ka firmosur Lulzim Basha, sa janë paratë të cilat kanë kaluar në of shore, pse kanë kaluar në of shore, cili është burimi i këtyre parave dhe pse nuk përputhen shifrat” – thotë ndër të tjera Topalli.
Në intervistën për Vizion+, Topalli bën akuza edhe për mënyrën si Basha po bën ristrukturimin e partisë me thirrjen e Kuvendit Kombetar.
“Është një fasadë e re, është një farsë, në shkelje statutore, totalisht në shkelje të statutit përsëri të PD, që do të finalizojë përfundimisht spastrimin e kësaj force politike nga të gjithë ata që kanë kontribute dhe investime të jetës së tyre në këtë forcë politike dhe për ta kthyer “të pastër” në një biznes familjar të tij, të kunatit dhe të bashkëshortes së tij”- akuzon Topalli.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...


































