Rozë

Top Channel i vendos titra shqip filmit nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 23 May 2023

Televizioni shqiptar “Top Channel” i ka vendosur titra filmit prodhim nga Kosova “Rrushe” i cili ka nisur të transmetohet.

Ky veprim ka nxitur reagime të gazetarëve e profesorëve universitar.

Gazetari shqiptar Ermal Mulosmani me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.

-Advertisement-

Ironia e situatës? – televizioni po përkthen në gjuhën shqipe një film në shqip të Kosovës.

“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.

Ndërsa profesori Rrahman Paçarizi e ka quajtur “paragjykim e rast studimi” titrimin nga gjuha shqipe në shqip.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy