Sport

Top 50 statistikat interesante para finales të LK-së mes Realit dhe Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 26 May 2018

E gjithë bota do ta shikojë finalen e Ligës së Kampioneve këtë të shtunë, në veçanti adhuruesit e statistikave të futbollit.

Për të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë grup, apo ata që dëshirojnë të dinë fakte interesante para ndeshjes, atëherë ky është artikulli që po kërkoni.

Më poshtë keni top 50 statistikat para finales të LK-së mes Real Madridit dhe Liverpoolit:

-Advertisement-

1. 70 gola janë shënuar nga Real Madridi dhe Liverpooli këtë sezon deri më tani:

Los Blancos kanë shënuar 30, kurse Reds 40. Pra, skuadra spanjolle ka një mesatare 2.5 gola për ndeshje, kurse ajo angleze 3.3 gola për ndeshje.

Klopp dhe Zidane pëlqejnë lojë sulmuese (Foto: Getty Images)

2. Këto dy klube janë takuar pesë herë në një Kupë Evropiane:

Reali ka fituar dy herë, ndërsa Liverpooli tre herë.

3. Kanë kaluar 13,513 ditë që kur dy skuadrat janë takuar në një finale:

Ishte 27 maji i 1981, dhe Reds triumfuan

4. Liverpooli që nga atëherë është skuadra e vetme angleze që ka fituar ndaj një spanjolle:

Takimet tjera janë fitorja e Barcelonës 2-1 ndaj Arsenalit në vitin 2006, pastaj ajo ndaj Manchester Unitdit 2-0 në 2008 dhe pastaj 3-1 në vitin 2011.

5. Është hera e nëntë që një finale e Ligës së Kampionëve ‘përsëritet’:

E katërta për Real Madridit, tri të tjerat i ka fituar.

6. Kjo do të jetë finalja e 31-të për Realin në garat e UEFA-s:

Në total: 15 në European Cup/Champions League, dy UEFA Cups, dy  UEFA Cup Winners Cups, gjashtë European Super Cups dhe pesë Intercontinental Cups.

Dejan Lovren dhe disa lojtarë tjerë duke festuar fitoren ndaj Romës në gjysmëfinale (Foto: Getty Images)

7. Kjo do të jetë finalja e 20-të evropiane për Liverpoolin:

Ata kanë fituar paraprakisht pesë Liga të Kampionëve.

8. Aktualisht Real Madridi ka 14 lojtarë që kanë luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli asnjë.

9. Real Madrid ka shënuar në 29 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve:

Hera e fundit që kanë dështuar ishte ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të gjysmëfinales për sezonin 2015/16.

10. Rekordi i Jurgen Klopp ndaj Realit është tri fitore, dy humbje dhe një barazim:

Së bashku me Manchester Cityn, Real Madrid është skuadra e preferuar e Klopp në LK.

11. Mohamed Salah është përballur me Realin dy herë:

Në të dy ndeshjet ka humbur.

12. Asnjë lojtar i Egjiptit nuk i ka shënuar Realit:

Salah mund të bëhet i pari nëse shënon në finalen e Kievit.

13. Cristiano Ronaldo është përballur me Liverpoolin në 11 ndeshje në të gjitha garat:

Ai ka shënuar vetëm tre gola deri më tani.

14. Zinedine Zidane kurrë nuk është përballur me Liverpoolin:

Përfshirë karrierën e tij si lojtar.

15. Real Madridi ka luajtur katër herë në Kiev:

Të gjitha ndeshjet ndaj Dynamo Kievit dhe rekordi i tyre është një fitore, një humbje dhe dy barazime.

16. Mazic ka referuar ndaj Realit dy herë:

Los Blaoncs kanë barazuar një herë dhe fituar një herë, kurse Mazic nuk ka referuat asnjëherë ndaj Liverpoolit.

17. Gati 700 lojtarë kanë marrë pjesë:

Foto: Getty Images

Në total 694 lojtarë kanë luajtur së paku një minutë në këtë sezon të LK-së

18. Cristiano Ronaldo dhe portieri i Liverpoolit, Loris Karius, kanë luajtur 1,080 minuta:

Dyshja kanë luajtur çdo minutë këtë sezon.

19. Për Liverpoolin janë paraqitur 24 lojtarë gjatë këtij rrugëtimi deri në finale:

Kurse për Realin vetëm 23.

20. Gati 400 gola janë shënuar në 124 ndeshje të LK-së:

Më saktë, 397 duke mos llogaritur fazën kualifikuese për t’u futur në grupe.

Roberto Firmino duke tentuar të kontrollojë topin gjatë stërvitjes së fundit para finales (Foto: Getty Images)

21. Firmino ka marr pjesë në 18 gola nga 40 që LFC ka shënuar gjithsej:

Ka shënuar 10 herë dhe ka dhuruar tetë asistime.

22. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i sezonit me 15 gola:

Portugezi mban gjithashtu rekordin për më së shumti gola në një sezon, 17 në sezonin 2013/14.

(Foto: Getty Images)

23. James Milner ka dhuruar nëntë asistime këtë sezon:

Më shumë se çdo bashkëlojtar i tij.

24. Firmino nuk ndalet së vrapuari:

Braziliani ka vrapuar këtë sezon 119,227 kilometra në total.

25. Liverpooli e filloi pak më herët rrugëtimin:

Kjo është herë e tretë që Reds arrijnë finalet pasi luajnë fazën kualifikuese. Dy tjerat janë në sezonet 2004/05 dhe 2006/07.

26. Vetëm katër trajnerë gjermanë e kanë fituar Ligën e Kampionëve:

Udo Lattek, Dettmar Cramer, Ottmar Hitzfeld dhe Jupp Heynckes. Të gjithë së bashku kanë shtatë tituj.

27. Gareth Bale është përballur me Liverpoolin në dhjetë takim:

Tetë ishin në Ligën Premier, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Ligës së Anglisë.

28. Karim Benzema është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të LK-së:

Ai ka 55 gola dhe i duhet edhe një për të barazuar Ruud van Nistelrooyn.

29. Sergio Ramos ka bërë 80 ndërhyrje të sakta duke rikthyer topin në pronësi të skuadrës së tij:

Më shumë se çdo lojtar tjetër këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

30. Loris Karius është i vështirë për t’u mposhtur:

Gjermani e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë takime nga 12 në total.

31. Cristiano Ronaldo ka shënuar në tri finale të ndryshme të LK-së:

I vetmi që ka arritur të bëjë këtë deri më tani në histori.

32. Gareth Bale është mësuar të fitojë në finale:

Nga nëntë finale me Real Madridin, uellsiani nuk ka humbur as edhe një te vetme.

Gareth Bale gjatë stërvitjes së fundit në Kiev (Foto: Getty Images)

33. Liverpooli ka arritur të bëjë 89 gjuajte në portë, kurse Reali ka bërë 84:

Reds prijnë në këtë aspakët këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

34. Sergio Ramos është mbrojtësi i pestë me më së shumti gola në histori të LK-së:

Kapiteni i Realit ka 11 gola. Roberto Carlos mban rekordin me 16-të, por Ramos është mbrojtësi i vetëm që ka shënuar në dy finale.

35. Benzema ka shënuar tri gola në dy ndeshje ndaj Liverpoolit:

Të dy ndeshjet i ka fituar me Realin.

36. Liverpooli ka luajtur dy ndeshje në Kiev:

Një fitore (Dynamo Kievit) dhe një barazim (Maccabi Haifas), hera e fundit ishte në vitin 2006.

37. Liverpooli ka shënuar pesë herë nga rivënja këndore këtë sezon:

Kështu Reds bëhen skuadra më e rrezikshme në këtë aspekt.

38. Do të jetë finalja e tretë Evropiane për Jurgen Klopp:

Gjermani ka humbur dy të tjerat, të parën në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich (2-1) dhe pastaj atë ndaj Sevillas (3-1) në Ligën e Evropsë.

39. Real Madridi ka humbur tetë ndeshje ka fituar 13 herë ndaj kundërshtarëve anglez në LK:

E vetmja ndeshje që është luajtur në terren neutral ishte ajo ndaj Liverrpolit dhe kanë humbur (Finalja në Paris).

40. Dy dekada që kur një skuadër ka arritur tri finale rresht:

I fundit e kishte bërë Juventusi dhe si lojtar i Zonjës së Vjetër ishte edhe Zinedine Zidane.

NSC Olimpiyskiy, stadiumi i finales (Foto: Getty Images)

41. Në finale të Ligës së Kampionëve janë shënuar 172 gola:

Real Madridi është autor i 39 prej tyre, kurse Liverpooli i nëntë.

42. Cristiano Ronaldo është mbreti i penalltive:

Portugezi ka shënuar 15 penallti, më shumë se çdo lojtar në histori të Ligës së Kampionëve.

43. Zidane gjithmonë fiton:

Që kur e mori drejtimin e skuadrës së parë të Realit, francezi ka fituar të shtatë finalet.

44. Liverpooli dhe Chelsea dinë të shënojnë nga distanca:

Me gjashtë gola secila, janë skuadrat me të rrezikshme jashtë zonës së rreptësisë këtë sezon.

45. Real Madridi është zënë më së shumti në pozitë jashtë loje:

Los Blancos janë zënë në 44 raste, kurse LFC në 27 herë.

46. Liverpooli di të pësojë gola të hershëm:

Goli i Paolo Maldinit vetëm 51 sekonda nga fillimi është më i shpejti në një finale të LK-së.

47. Karius ka befasuar me paraqitje të mira:

Gjermani ka kontrolluar topin nga një pasim/top i kthyer në 12 raste, më shumë se çdo portier tjetër.

Dyshja e LFC që rrëzojnë çdo gjë që iu del para (Foto: Getty Images)

48. James Milner dhe Emre Can të ashpër në mesfushë:

Me 17 ndërhyrje të palejuara, dyshja janë lojtarët që kanë shkaktuar më së shume faulle dhe penallti këtë sezon.

49. Pa kujtime nga finalja 1981:

Asnjë nga lojtarët që pritet të luajë nesër nuk ka qenë i lindur kur dy skuadrat u takuan në atë kohë.

50. Zidane mund të barazojë rekordin e Bob Paisley:

Legjenda e Liverpoolit ka fituar tri Kupa Evropiane(tash e quajtur LK) si trajner i Reds, por Zizu mund ta barazoj këtë arritje në Kiev.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera