Sport

Toni Kroos pyetet se kë do ta preferonte në skuadër, Mbappen apo Haalandin – kjo është përgjigja e gjermanit

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 23 February 2021

Para ndeshjes me Atalantan në Ligën e Kampionëve mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka dalë në konferencë për shtyp, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç takimit me ekipin italian, mesfushorit gjerman i është bërë edhe një pyetje tjetër mjaftë interesant.

Gazetarët e kanë pyetur Kroosin se a do ta dëshironte Mbappen apo Haalandin në skuadër.

-Advertisement-

Përgjigja e mesfushorit të Realit ishte se të dy lojtarët janë të mirë, por asnjeri nuk do të mund ta ndihmoj në sfidën e nesërme ndaj Atalantas.

“Që të dy janë të mirë. Mund ta ndihmojnë ekipin dhe është normale me kualitetet që kanë. Problemi është se nesër nuk mund të më ndihmojnë…”, u shpreh Kroos.

Edhe Mbappe edhe Haalandi ka kohë që janë të lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera