Sport

Toni Kroos paralajmëron Chelsean: Jemi gati të luftojmë për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 04 May 2021

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kross, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes kthyese me Chelseas, shkruan Gazeta inFokus.

Kross ka paralajmëruar londinezët duke thënë se janë shumë të motivuar për këtë ballafaqim.

“Jemi shumë të motivuar, do të japim gjithçka dhe të shohim nëse do të jemi në gjendje të shkojmë në finale”, u shpreh Kroos.

Me pas futbollisti gjerman tha se janë të gatshëm të luftojnë deri në fund për të kaluar në finale.

“Kemi rikuperuar disa lojtarë që nuk i kishim në ndeshjen e parë, për fat të keq nuk e kemi Varanen. Sido që të jetë të gjithë këtu janë të gatshëm të luajnë dhe të luftojnë deri në fund”, tha ai.

Për fund numri 8 i Real Madridit deklaroi se duhet të krijojnë më shumë sesa në përballjen e parë.

“Edhe ne gjithashtu mbrohemi mirë, është e rëndësishme të eliminojmë një ekip të tillë. Duhet të krijojmë pak më shumë se ndeshjen e parë, jemi në gjendje ta bëjmë këtë”.

Ndeshja kthyese ndërmjet Chelseas dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër./Gazeta inFokus/

Të tjera