Lajme

Tomë Gashi: Specialja në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 27 September 2020

Tomë Gashi, avokat i OVL të UÇK-së thotë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nuk kanë fajë pse rrjedhën dosjet e Gjykatës Speciale.

Gashi përmes një statusi në Facebook shkruan se “faji” i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjyjatën Speciale me fabrikim të provave kundër pjesëtarëve të UÇK-së

Postimi pa ndërhyrje i Gashit në Facebook:

Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik eshte.

Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestu dike te vetin!

Qka ka faj Nasimi e Hysniu qe atyne ju rrodhen dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së

“Faji” i tyre ishte se e pam qart bashkpunimin e Prokuroris se Serbis me Gjyjaten Speciale me fabrikim te provave kunder pjestarve te UÇK-së.

Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik eshte.Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim…

Gepostet von Tomë V. Gashi am Sonntag, 27. September 2020

Të tjera