Lajme

Tomë Gashi: Secili person i përfshirë në vrasjen e Astrit Deharit do të përgjigjet para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 22 September 2022

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se sot janë njoftuar për pezullimin nga puna të dy zyrtarëve që kanë punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.

Gashi ka thënë se dy zyrtarët, Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj jane të dy të perfshire në marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit, rast në cilin humb jetën aktivisti i VV-së, Astrit Dehari.

Tutje avokati i familjes ka njoftuar se pritet edhe suspendimi i Ylber Topallit, Kryenspektor i MD-së pasi  sipas tij ai ka lëshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetevrasje dhe pastaj vdekje.

-Advertisement-

“Para 1 viti e gjysme, kam ushtruar kallezim penal kunder ish Kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili ne vitin 2016, ne me pak se 2 jave publikisht deklaronte se rasti do te mbyllet si vetevrasje” shkruan ai.

Tutje Gashi ka shkruar se secili person i perfshire ne vrasjen e Astrit Deharit,do te pergjigjet para Drejtesise.

Reagimi i plotë:

Vetem 10 dite pas Konferences per media ne te cilen ministrja e drejtesise znj.Albulena Haxhiu publikoi Raportin e Inspektoriatit te Ministrise se Drejtesise, ne te cilin ishin identifikuar nje numer i madh shkeljshesh nga zyrtaret e MD.

Sot u njoftuam se:
1. DESTAN ZOGAJ, ish drejtor ne QP Prizren, eshte suspenduar nga puna.
2. BURIM BULESHKAJ, ish zevendes drejtor ne SHKK eshte suspenduar nga puna.

Destan Zogaj dhe Burim Buleshkaj jane te dy te perfshire ne marrjen e kamerave nga burgu i Prizrenit para policise e prokurorise. Per 4 dite kamerat e QP Prizren kane qarkulluar neper zyret e Ministrise se Drejtesise (Ministre ishte Dhurata Hoxha PDK) duke lene keshtu hapesire per manipulim e shkeputje, ashtu sic thote edhe raporti austriak.
Baze per veprim nga ky raport ka edhe per YLBER TOPALLIN, kryeinspektor i MD. I njejti ka leshuar dy raporte ku ka konkluduar se rasti eshte vetevrasje dhe pastaj vdekje. Te cilat konkludime nuk jane fare kompetence e tij. Per kete, pritet edhe suspendimi i tij nga puna.
Para 1 viti e gjysme, kam ushtruar kallezim penal kunder ish Kryeprokurorit Syle Hoxha, i cili ne vitin 2016, ne me pak se 2 jave publikisht deklaronte se rasti do te mbyllet
si vetevrasje.

Secili person i perfshire ne vrasjen e Astrit Deharit, ne shtytjen per vrasje dhe ne fshehjen e vrasjes se tij, herdo kure do te pergjigjet para Drejtesise.
Ky eshte vetem fillimi…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera