Lajme

Tomë Gashi i bën presion publik Prokurorisë për rastin e Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 12 April 2021

Avokati i njohur Tomë Gashi ka denoncuar heshtjen e Prokurorisë për rastin e Astrit Deharit – aktivistit të Vetëvendosjes që kishte vdekur në rrethana të dyshimta derisa ndodhej në Paraburgim në Prizren.

Gashi ka gjykuar edhe moralisht Prokurorinë për këtë rast, dhe pretendon se heshtja e tyre po shkakton “mllef dhe indinjatë për sistemin e kapur juridik”.

Ai ka përmendur edhe raportin e ekspertëve zviceranë në lidhje me rastin, e i cili nuk përjashtonte përfshirjen e një personi të tretë në vdekjen e z. Dehari, përcjell Periskopi.

-Advertisement-

Çështja e vdekjes së tij është politizuar vazhdimisht, me Tomë Gashin që u bë njëri ndër avokatët më të mediatizuar në vend.

“Pyetja eshte se a kane ndjenja dhe zemer keta Prokuror te cilet heshtin qe 1618 dite nga vrasja e Astritit duke shkaktuar mllef dhe indinjat per sistemin e kapur jurdik.” – shkruan më tej ai.

Statusi i plotë:

1618 dite nga Vrasja e Astrit Dehari, Prokuroria ende ne heshtje !

Kur te gjithe shqiptaret kerkojne drejtesi per vrasjen e Astrit Deharit

-kur ekspertet zvicran me ekspertize eliminojne teorite e Prokuroreve te me hershem se Astrit Deharit sipas tyre kishe kryer vetvrasje;

-kur ekspertet zvicran dy vite me heret vertetojne pranine e ADN-se se personave te trete pra vertetojne se Astrit Dehari ishte vrare !

-Kur ekspertet zvicran vijne perseri ne Kosove ne tetor te vitir 2020 per te kerkuar informata shtese dhe e vertetojne se te gjitha Institucionet e hetimit te vrasjes se Astrit Deharit kishin deshtuarar dhe qellimisht apo ‘rastesisht’ kishin punuar gabimisht.

-Kur bashke me keta ekspert zvicran behet shiqimi i vendit te krimit, te qelise A3 ne qendren e paraburgimit ne Prizren Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves zgjedh te heshte!

Pyetja eshte se a kane ndjenja dhe zemer keta Prokuror te cilet heshtin qe 1618 dite nga vrasja e Astritit duke shkaktuar mllef dhe indinjat per sistemin e kapur jurdik.

Kur veprojne keshtu me rastin me te ndjeshem dhe me te rende ne Kosove, eshte veshtire te paramendojme se si veprojne ne raste tjera !

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera