Lajme

Tomë Gashi: Është paraqitur një person që ka njohuri për vrasjen e Astrit Deharit

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 21 October 2020

Përfaqësuesi i familjes Dehari, Tomë Gashi, në një paraqitje live me prindërit e Astrit Deharit tha se në zyrën e tij janë paraqitur edhe disa persona rreth rastit të vrasjes së Astrit Deharit.

Ai tha se është paraqitur edhe një avokat i cili ka qenë prezent në ditën kritike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ai ka deklaruar, po ashtu ka qenë jashtëzakonisht i frikësuar që ka pas gjëra jo të zakonshme”, tha Gashi.

-Advertisement-

Ai shtoi se është edhe një person tjetër që është paraqitur dhe që ka njohuri sipas tij të jashtëzakonshme rreth vrasjes së Astrit Deharit.

Gashi po ashtu shtoi se Prokuroria e ka mbajtur të fshehtë se dy javë më parë është bërë një rikonstruim i vendit ku ka ndodhur vrasja e Astrit Deharit.

Avni Dehari, babai aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, tha se janë bërë 4 vjet që nga vrasja e djalit të tij dhe sipas tij janë bërë shumë manipulime e prapaskena.

Ai thotë se kanë qenë të detyruar që të kërkojnë drejtësi jashtë Kosovës, pasi sipas tij, prokurori që ka qenë në Prizren e ka zvarritur këtë punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera