Lajme

Tomë Gashi e humbë betejën me Milaim Zekën edhe në Odën e Avokatëve

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 09 September 2022

Komisioni për Ankesa i Odës së Avokatëve të Kosovës i ka refuzuar ankesën avokatit Tomë Gashi, duke e shapllur atë përgjegjës ngase në një emision televiziv ka ofenduar gazetarin Milaim Zeka, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas këtij komisioni Gashi ka bërë shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 1 19 të Statutit të OAK-së, lidhur me nenin 8 të KEPA-s, sepse me sjelljet dhe deklarimet e bërë ka vepruar në kundërshtim me aktet normative të OAK-së, si dhe ka cenuar rëndë autoritetin dhe ka dëmtuar imazhin e avokatisë.

“Kolegji Disiplinor me Vendimin KD.nr.6-8/2022 të datës 15/06/2022 ka shpallur përgjegjës të paraqiturin Avokat Tomë Gashi me seli në Prishtinë, sepse me datën 06/10/2020 gjatë deklarimit të tij në emisionit “Prime Time” në televizionin Kanal 10, duke folur për gazetarin Milaim Zeka deklaron “e rrehi, more e rrehi e qkoqi, e rrehi edhe mirë bile para hajdefìneshen qesaj kamere”, pastaj të njejtin e ofendon duke e quajtur “aj far muti, ajfar kondomi”, ndërsa pas kyçjes së gazetarit Zeka drejtpërdrejtë me video lidhje, në një moment pasi Zeka e ofendon ky e Shan me fialët “eu at nane” dhe “shko në tre pi…. të nanes”, pastaj duke dalë nga studio e televizonit ju drejtohet të pranishmeve me fjalë ” me kondoma mos em thirrni me fole”. Me çka ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 1 19 të Statutit të OAK-së, lidhur me nenin 8 të KEPA-s, sepse me sjelljet dhe deklarimet e bërë ka vepruar në kundërshtim me aktet normative të OAK-së, si dhe ka cenuar rëndë autoritetin dhe ka dëmtuar imazhin e avokatisë”, thuhet në arsyetimin e këtij komisioni.

-Advertisement-

Gjithashtu OAK, avokatit Gashi i ka shqiptuar gjobën në shumë prej 5 mijë euro.

“Kolegji Disiplinor në pajtim me nenin 51 paragraf 1, nënparagraf 1.2 të Ligjit për Avokatinë, nenin 123 paragraf 2 të Statutit të OAK-së të paraqiturit Avokatit Tomë Gashi i ka shqiptuar masën disiplinore Gjobë në shumë prej 5,000 €, si dhe në emër të paushallit disiplinor shumën prej 50 €, me paralajmërimin se gjoba dhe paushalli duhet të paguhet në buxhetin e OAK-së, në afat prej 15 dite nën kërcënimin e përmbarimit të detyrueshëm”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera