Lajme

Tomë Gashi e Ehat Miftaraj mendime të ndryshme për veprimet e fundit të Speciales rreth krerëve të OVL-UÇK-së

Autori: H. Smajli 16:44 | 01 October 2020

Gjykata Speciale ka kërkuar nga Organizata e Veteranëve të dalë nga Lufta të UÇK-së që të informojë Dhomat e Specializuara të kësaj Gjykate në rast se merr përsëri ndonjë informacion konfidencial në lidhje me punën e Speciales.

Kjo është bërë përmes një emaili dërguar avokatit të OVL-UÇK-së, Tomë Gashit, ku i është kërkuar që nëse ndodh përsëri të dërgohen dosje konfidenciale të Dhomave të Specializuara të njoftohet Specialja dhe në asnjë mënyrë të mos bëhen publike.

“Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës te veteraneve te UÇK-se,  për vendimin te datës  25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK te informoj Zyrën e Prokurorit te Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shpërndaje asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj ka thënë për Gazetën inFokus, se Gjykata Speciale ka të drejtë të bëjë këtë kërkesë pasi kërkon mbrojtjen e dosjeve që janë konfidenciale dhe me këtë edhe të emrave të dëshmitarëve.

“Kërkesa e prokurorisë është kërkesë e bazuar në ligj është legjitime sepse përmes kësaj prokuroria po kërkon që nëse vinë dosje përsëri të mos shpërndahen te palët e pa autorizuara dhe Gjykata ka për obligim që të mbrojë identitetin dhe integritetin e dëshmitareve dhe të familjeve të tyre dhe edhe këtë e shohim si masë preventive nga ana e Gjykatës”, ka thënë Miftaraj për inFokus.

Mirëpo një gjë të tillë nuk e ka parë në të njëjtën mënyrë edhe avokati Tomë Gashi. Ai në njoftimin për pranimin e emailit nga Gjykata Speciale ka thënë se kjo është një tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit  te OVL te UÇK-së dhe kjo vërteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme janë të Gjykatës Speciale.

“Ky vendim është tentativë për te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit  te OVL te UÇK-se, kjo vërteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme janë te Gjykatës Speciale. Z. Gucati dhe z.Haradinaj  janë arrestuar me datën 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetëm për krimet e luftës dhe krime te tjera  periudhën kohore 1998 – 2000”, ka thënë Gucati.

Hysni Gucati e Naism Haradinaj janë arrestuar me 26 shtator dhe po akuzohen nga Specialja për frikësim, hakmarrje e publikim të dokumenteve konfidenciale./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera