Rozë

Tom Cruise nuk e ka takuar vajzën e tij Suri prej vitesh

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 04 October 2018

Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Cruise, nuk është takuar me vajzën e saj Suri prej vitesh, sipas një raporti të ri nga “Us Weekly”.

Revista, e cila citon një burim anonim, thotë se Tom Cruise mund ta takojë vajzën e tij 12-vjeçare Suri deri në 10 ditë në muaj, por ka zgjedhur të mos e takojë, pasi ajo nuk është e përkushtuar ndaj fesë së krishterë. Cruise dhe bashkëshortja e tij e tretë, Katie Holmes, u ndanë në vitin 2012 pas 6 vitesh martesë dhe kujdestarinë e vajzës e mori Holmes.

Aktori nuk është fotografuar me Surin që prej vitit 2013, shkruan më tej revista. Ndërsa me dy fëmijët e adoptuar gjatë martesës me Nicole Kidman, situata është krejtësisht ndryshme.

-Advertisement-

Pas divorcit, kujdestarinë e tyre e mori Cruise dhe i ka rritur me frymën e kishës, ndryshe nga Suri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera