Lajme

Tollovia në kryeqytet, Rama: Rrugët janë të mangëta në raport me zhvillimin

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 10 May 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi ka shikuar një video të përgatitur RTV Dukagjini se si për një orë e 15 minuta ka mbërritur nga lagjja “Mati 1”, deri tek Parku i Gërmisë, ka thënë se kjo është problemi kyç i kryeqytetit.

Por, sipas tij kjo është rezultat i zhvillimit të hovshëm të Prishtinës, në aspektin e sektorit privat mirëpo i mungesës të investimeve kapitale në sektorin publik.

Ai ka thënë se problemi i trafikut lidhet drejtpërdrejt me mungesën e infrastrukturës, pasi  sipas tij rrugët janë të mangëta në raport me zhvillimin e qytetit

-Advertisement-

“Kemi mungesë të infrastrukturës, pra nuk ka rrugë, rrugët janë të mangëta në relacion me zhvillimin e qytetit, gjithmonë duhesh me ardh nga qendra për me shku në pjesët tjera. Pra nuk kem rrugë ndërlidhëse në zonat periferike”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Po ashtu, Rama ka deklaruar se janë duke punuar për krijimin e rrugëve alternative.

“Edhe për këtë siç e dini kemi një zhvillim të hovshëm tash rrugëve të reja në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, ka thënë tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera