Lajme

Tollovi të mëdha në korridoret e klinikave të QKUK-së(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 10 July 2017

Korridore të stërmbushura me njerëz janë pamjet që po shoqërojnë mëngjesin e sotëm ambulanten specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lexues të portalit Infokusi.com kanë dërguar fotografi për të treguar radhën e gjatë të pritjeve në këtë ambulantë, shkruan Infokusi.com.

Jo më mirë edhe gjendja edhe në klinikat tjera të QKUK-së.

-Advertisement-

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme gjendja qendrën kryesore të shëndetësisë në Kosovë vazhdon të mbetet mjerim dhe mankth për të gjithë qytetarët që medoemos duhet të marrin shërbime shëndetësore në spitalin e shtetit.

Pa përgjegjësia e institucionit mbikëqyrës që në këtë rast është ministria e Shëndetësisë po vazhdon edhe përkundër numrit të madh të punëtorëve.

QKUK me 144 ushtrues detyre

Portali Infokusi.com ditë më parë ka raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës 144 pozita udhëheqëse drejtohen nga ushtruesit e detyrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera