Lajme

Tollovi te “kafetë e rakisë”, policia shpërndan të rinjtë që po prisnin për t’u ulur nëpër lokale

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 23 October 2020

Presin në këmbë për të gjetur një vend në kafene, por sonte Policia e Kosovës nuk i lejoi ‘të presin në të ftohtë’ të rinjtë prishtinas.

Në vendin e njohur si “kafetë e rakisë”, Policia e Kosovës ka shpërndarë të rinjtë që po prisnin përpara lokaleve për të gjetur vend që të ulen, shkruan lajmi.net.

Shpërndarja e të rinjve, mëson lajmi.net ka ndodhur për shkak të mos-respektimit të distancës sociale dhe për arsye se tek shumica e tyre ka munguar maska e që janë dy nga masat e autoriteteve shtetërore në luftimin e pandemisë.

Në vendin e njohur si “kafetë e rakisë” kanë qenë rreth 100 të rinj të cilët janë shpërndarë nga policia, përveç atyre që kanë qenë të ulur nëpër kafene.

Të tjera