Lajme

Tollovi para zyrave për vazhdim të pensioneve (FOTO)

Autori: H. Smajli 14:54 | 12 October 2020

Qytetarët në Mitrovicë janë duke rrezikuar të infektohen me virusin COVID-19, nga tollovitë që po krijohen për të nënshkruar për të marrë pensionet.

Ata janë të obliguar që çdo muaj të paraqitën për të vazhduar marrjen e pensionit, mirëpo pasi kjo po bëhet vetëm në një zyrë dhe vetëm nga një zyrtar janë krijuar tollovi.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar njëri nga qytetarët të cilët po presin për të nënshkruar e madje edhe ka dërguar fotografi.

-Advertisement-

Sipas këtij qytetari kjo tollovi po vazhdon tash e 2 javë, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo sot në një njoftim nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë njoftuar se procedura e paraqitjes dhe nënshkrimit është shtyrë deri me 31 dhjetor 2020 nga rreziku i përhapjes së virusit COVID-19./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera