Lajme

Tollovi para shkollave në Prishtinë, bllokohen rrugët dhe shkelen masat anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 24 November 2020

Përfundimi i orarit të mësimit po shkakton tollovi para shkollave në Prishtinë.

Me të përfunduar ky orar, para shkollave po shkaktohen kolona të mëdha të veturave që po presin për të marrë fëmijët, shkruan lajmi.net.

Njëjtë ka ndodhur sonte tek shkolla “Elena Gjika”. Aty përveç kolonave dhe bllokimit të rrugës nga makinat, ka pasur edhe mos-respektim të masave anti-COVID.

-Advertisement-

Kjo për shkak se para derës së shkollës janë mbledhur një numër i madh i njerëzve në pritje për të marrë nxënësit që po dilnin nga shkolla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera