Lajme

Tollovi në marketet e Klinës, inspektorët ia mësynë “me vrap”

Autori: H.S 17:07 | 02 April 2020

Në marketet e Klinës gjatë ditës së enjte u krijua tollovi dhe qytetarët e kësaj komune nuk e respektuan distnacën e cila kërkohet nga institucionet e Shëndetësisë për të mos rrezikuar në përhapjen e virusit COVID-19.

Gazeta inFokus raportoi se qytetarët e Klinës po i respektojnë masat vetëm në barnatore ku është obligative por jo edhe në markete.

SHIH EDHE: Në marketet e Klinës nuk po respektohet distanca (FOTO) 

-Advertisement-

SHIH EDHE: Qytetarët e Klinës po respektojnë distancën vetëm para barnatoreve (FOTO) 

Pas tollovisë së krijuar janë marrë masat e duhura, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës, Hekuran  Sejdiu ka thënë për gazetën inFokus që inspektorët tashmë janë në terren dhe se po e bëjnë punën e tyre .

“Inspeksioni është vazhdimishtë në terren dhe po punon që këto masa të respektohen e në rast se ato nuk respektohen do të merren masa ndaj marketeve”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë në Klinë ka treguar edhe masat që do të merren për ato markete të cilat nuk i reseptojnë masat e marra për parandalim e përhapjes së koronavirusit.

“Këto markete fillimisht do të marrin një vërjetje verbale edhe nëse edhe herën e dytë vazhdonjë njësoj atëherë do të vazhdohet me shqiptimin e gjobave”, ka thënë Sejdiu.

Kujtojmë që në Klinë pas rastit të parë të konfirmuar me koronavirus nuk ka pasur ndonjë rast tjetër, dhe vajza nga Italia e cila banonte në Klinë tashmë është shëruar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera