Lajme

Tolaj shpallet i pafajshëm për akuzat e keqpërdorimit të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 06 June 2018

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj  është shpallur i pafajshëm në të gjitha akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kështu ka vendosur të mërkurën Prokuroria Speciale, shkruan GazetaFokus.

Avokati mbrojtësi i Tolajt, Besnik Berisha e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në ‘facebook’.

-Advertisement-

Tolaj dhe pesë zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas pikës së parë Tolaj, Bekim Fusha dhe Zenel Kuqi akuzoheshin se gjatë periudhës 23. 5.2011 deri 31.12.2011 në Prishtinë, në bashkëveprim, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojë dobi materiale kompania “KMI” sh.p.k. me bashkëpronarë Arion Lleshin dhe Shpend Aganin, i tejkaluan kompetencat si dhe nuk i përmbushën detyrat zyrtare të tyre. Këto veprime të të akuzuarve kompanisë “KMI” i kanë sjellë dobi materiale në shumë prej 400.000 euro. Në vlerë të njëjtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës. Për këtë Prokuroria i akuzon se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera