Lajme

Tolaj pret në takim ministrin e Drejtësisë, flasin për kontestet gjyqësore

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 14 July 2020

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj priti në takim Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin.

Kështu bëri të ditur Tolaj i cili tha se temë diskutimi në këtë takim ishin kontestet gjyqësore që po vonojnë finalizimin e privatizimeve dhe shpërndarjet e mjeteve për kreditorët.

“Mijëra konteste gjyqësore që vonojnë finalizimin e privatizimit dhe shpërndarjet e mjeteve për kreditorët, ishin teme diskutimi gjatë vizitës së Ministrit të Drejtësisë, z. Selim Selimi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, njofton Tolaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera