Lajme

“T’met në fyt, nëse e blen”: Kështu bën thirrje një qytetar për bojkotimin e produkteve serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 02 October 2021

Në një fotografi me biskotat “Plazma” në raftet e një marketi në Prishtinë, një qytetar është kujdesur që me një mesazh në ambalazh të “mbrojë prodhimet vendore”.

Bëhet fjalë për fotografinë, në të cilën shihen paketimet me biskotat e prodhuara në Serbi, në të cilën përveç simbolit që tregon se janë “prodhim nga Serbia”, ka edhe një mesazh.

-Advertisement-

“T’met në fyt nëse e blen”, shkruhet në njërën nga kutitë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, tendenca për të sabotuar produktet serbe ka kohë që ekziston në Kosovë, sidomos me vendosjen e reciprocitetit për produktet me Serbinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera