Lajme

Tmerri në Bon Vivant: Raportohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 01:01 | 05 August 2023

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premtën Prishtinën. Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur nga një gjuajtje me armë në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit.

Informacionet e para të raportuara në media kanë thënë se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Dy automjete të emergjencës dhe shumë ekipe policore janë parë në vendin e ngjarjës orët e vona të së premtës.

-Advertisement-

Gjithashtu, në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që është në gjendje të rëndë aktualisht.

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një të dyshuar në vendin e ngjarjes, derisa raportohet se një tjetër është në arrati.

Nga kjo ngjarje e rëndë që tronditi kryeqytetin raportohet se të paktën dy persona janë të lenduar rendë. Në mesin e të plagosurve mësohet se është edhe një vajzë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera