Tmerri i rusëve: Tre raketat e Perëndimit që shkatërrojnë çdo gjë u del përpara
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 15 March 2022
Perëndimi vërtet nuk dërgoi ushtarë të luftonin në Ukrainë, por veç ndihmës financiare, e furnizoi këtë vend edhe me armë e pajisje ushtarake nga të avancuarat.
Tre janë sistemet më të fuqishme raketore në duart e ukrainasve sot, që shkatërrojnë çdo gjë, nga tanket e deri tek helikopterët rusë. Në kohën kur lufta ka hyrë në ditën e 20-të, ushtria e Ukrainës ka përdorur masivisht raketat anti-tank “Javelin” , fjala më e fundit e teknologjisë amerikane. Këto raketa inteligjente nuk i godasin tanket dhe mjetet e blinduara drejtpërdrejte: nga platforma e lëshimit, ato ngrihen një herë në ajër pastaj bien mbi objektiv në pjesën më të ekspozuar të tij, një kurth nga i cili zor të shpëtohet.
Veç sistemit amerikane Javelin, në Ukrainë po përdoret gjerësisht edhe anti-tanku NLAW, i krijuar fillimisht nga një projekt i përbashkët suedezo-britanik me qëllimin të zëvendësonte armët e Luftës së Ftohtë. Ai fluturon mbi tankun apo mjetin e blinduar dhe shpërthen në momentin kur gjendet mbi të, duke e shkatërruar. Deri tani, ka rezultuar mjaft efikas ndaj pajisjeve ruse.
Shumë i suksesshëm në fushëbeteje duket të jetë dhe sistemi i lëvizshëm anti-ajror Stinger, i cili është i lehtë e mund të mbahet dhe në krahë nga ushtarët. Raketat e tij e ndjekin vetë objektivin pasi kanë aftësinë të gjurmojnë nxehtësinë e motorit.
Të tjera
-
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Hargreaves: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja është se kur dhe si
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania ...
-
“Pacolli ka qef me ba filma”, Këshilltari i ish-Presidentit i reagon Pecit për këtë deklaratë
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj...
-
Memli Krasniqi: Vetëvendosja është larg 50 përqindëshit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është lar...
-
“Ishte djalë i ri” – Peci e arsyeton Kurtin për deklarimet e dikurshme kundër Ibrahim Rugovës
Ministri i bujqësisë, Faton Peci, ka folur për kritikat e dikurshme që Albin ...
-
Ramë Buja i reagon Fadil Gecit për dëshminë në Hagë, mohon se ka “hëngër plụmb” për shkak të tyre: Shpifje, jam plagosur në Nerodime
Ramë Buja deklaron se Fadil Geci, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, nuk...
-
Memli Krasniqi nuk beson se mund të ndodhë një koalicion PDK – VV pas 9 shkurtit
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, siç duket do ta kenë t...
-
Në veri të Kosovës po vazhdon operimi i strukturave paralele të Serbisë
Në veri të Kosovës po vazhdon ende operimi i strukturave paralele të Serbisë....
-
Peci i reagon Behgjet Pacollit: Ka qef me ba filma, sidomos tash para zgjedhjeve
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Be...
-
Memli Krasniqi kërkon hetim për komunikimin Mimoza Kusari Lila – Milan Radojiçiq
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar që komu...
-
Gazetari Dakaj: Sinjalizuesja e faljes së borxheve për ambalazhuesit ka kontribut të madh, për rastin e njoftoi edhe kryeministrin
Prokuroria dhe Gjykata, sipas gazetarit Shkëlzen Dakaj, e kanë të vizatuar mi...
-
Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të garancive për anëtarësim të përshpejtuar në NATO
Prishtina dhe Beogradi ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër mbi hap...
-
Memli Krasniqi: Veriu është azili i Albin Kurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar në “P...