Fun & Video

Tmerr në koncertin e grupit të njohur, bie ekrani i madh LED dhe zë poshtë interpretuesit (video)

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 29 July 2022

Dy kërcimtarë janë plagosur në një koncert “Cantopop” në Hong Kong, pasi një ekran i madh video i ngritur mbi skenë ra mbi interpretuesit dhe i zuri ato poshtë. Koncerti i së enjtes, nga grupi “Mirror” ishte i katërti nga një seri prej 12 koncertesh të planifikuara dhe të mbajtur në “Coliseum” të Hong Kongut.

Videoklipet e qarkulluara në mediat sociale treguan anëtarët e “Mirror”, Anson Lo dhe Edan Lui duke performuar me një duzinë kërcimtaresh në skenë kur një nga disa ekranet LED u rrëzua.

Ekrani që po binte goditi një balerin në kokë dhe në trup, përpara se të zinte poshtë një interpretues tjetër, ndërsa audienca bërtiste nga tmerri, sipas klipeve.

-Advertisement-

Pjesa tjetër e interpretuesve në skenë nxituan për të ndihmuar ata që u goditën nga ekrani. Policia tha se ka marrë një raport në orën 22:36 për ngjarjen dhe se dy kërcimtarë meshkuj janë dërguar në spitalin “Queen Elizabeth” në gjendje të vetëdijshme.

Mediat lokale raportuan nga spitali se një nga kërcimtarët ishte në “gjendje të rëndë”, ndërsa tjetri stabil. Përveç dy interpretuesve që u plagosën në skenë, tri femra nga publiku u raportuan gjithashtu si të plagosura, tha policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera