Lajme

Tjetër viktimë nga protestat në Francë, Macron heziton të shpallë gjendje emergjente

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 04 December 2018

Një 80-vjeçare ndërroi jetë në Francë pasi u godit aksidentalisht në dritaren e saj nga një kanaçe me gaz lotsjellës, në Marseille.

Gruaja, që jetonte pranë vendit ku po zhvillohej protesta, e mori goditjen në fytyrë ndërsa po mbyllte grilat. Tre persona të tjerë kanë vdekur që prej nisjes së valës së indinjatës popullore, mbi dy javë më parë.

Ai që nisi si zemërim kundër çmimit të naftës, tani është rritur akoma më shumë duke iu drejtuar kostos së lartë të jetesës në përgjithësi. Ministria e Brendshme franceze thotë se 136.000 vetë morën pjesë në protestën mbarëkombëtare të së dielës, çka tregon se vrulli i demonstruesve nuk po bie aspak.elekët e verdhë, siç i quajnë për shkak të veshjes fosforeshente që i bën të dallohen qartë në rrugë, u kthyen së fundi në frymëzim edhe për grupe nxënësish në gati 100 gjimnaze të vendit, të cilët kanë dalë në tubime kundër reformave në arsim.

-Advertisement-

Të pakënaqur shprehen edhe drejtuesit e auto-ambulancave që ngritën zërin kundër një sërë reformash të sistemit shëndetësor, për të cilat thonë se mund të prekin shërbimet e tyre. Reformat, tha një prej tyre për Reuters, do të na godasin financiarisht e do të shkatërrojnë kompanitë tona, transmeton tch. Do të ketë pushime nga puna, për këtë të jeni të sigurt, u shpreh ai.

Presidenti Emmanuel Macron zhvilloi të hënën një mbledhje urgjente sigurie, por ndonëse ministrat e kanë bërë të qartë se nuk do të përjashtohet asnjë mundësi, duket se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është shtruar në diskutim gjatë bisedimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera