Lajme

Tjetër tragjedi në bregdetin shqiptar. Mbytet një 10-vjeçar në Zvërnec

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 16 August 2017

Një 10-vjeçar u mbyt ditën e sotme në Zvërnec, tek i njëjti vend ku u mbytën tre të rinjtë një muaj më parë.

Policia e Vlorës po punon për të dhënë më shumë detaje për identitetin dhe moshën e viktimës si dhe rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se Beniamin Ferhati nga Tetova e Maqedonisë dhe dy kushërira u mbytën më 15 korrik në plazhin e Portonovës. Beniamini nuk ka mundur t’i bëjnë ballë rrymave të forta dhe dallgëve, kur hyri për të shpëtuar vajzat. /LAPSI.AL/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera