Lajme

Tjetër tërmet ‘shkund’ Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 11 January 2022

Një tjetër tërmet është ndjerë në Shqipëri, pas lëkundjeve të forta të 9 janarit, ndërsa raportohet se epiqendra ka qenë sërish në Greqi.

Magnituda e tërmetit është 4.3 e shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Florinë të Greqisë, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 11 km.

Raportohet që lëkundjet të jenë ndjerë së tepërmi në Korçë, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz.

-Advertisement-

Kujtojmë që edhe dy ditë më parë, një tërmet goditi Greqinë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera