Lajme

Tjetër tërmet i fuqishëm në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 01 December 2019

Tanimë janë bërë një javë që prej tërmetit shumë të fuqishëm prej 6.3 shkallësh të rihterit që goditi Durrës.

Por, pavarësisht se kanë kaluar një javë, tërmetet ani se më të vogla nuk po ndalen.

Vetëm sot, 5 tërmete kanë goditur qytetin e Durrësit, derisa Shqipëria u dridh rreth 10 herë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E tërmeti i fundit që goditi qytetin bregdetar është prej 4.36 shkallësh dhe ndodhi në orën 12 e 42.

Deri tash tërmetet e kësaj jave kanë lënë rreth 50 të vdekur e afër 1000 të lënduar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera