Rozë

Tjetër seks-skandal trondit Hollivudin

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 October 2017

Terry Richardson, fotografi i famshëm i cili ka punuar me emra të mëdhenj të shoubiznesit, mes tyre edhe Rihanna, Beyonce, Kim Kardashian dhe Ivanka Trump, është gjetur në probleme serioze, transmeton Zeri.info.

Hollivudi ende nuk është këndellur nga skandali me producentin Harvey Weinstein, dhe tani vjen skandali i ri me Terry-n. Edhe pse asnjëra nga këto femra të famshme deri më tani nuk kanë folur për përvojat e hidhura me Richardson, janë paraqitur komentet të cilat fotografin e quajnë një grabitqar seksual.

“Të gjithë e dinë se ai ka pasur seks me modelet. Shpesh është mburrur me këtë. Ai thjeshtë e ka keqpërdorur pozitën e tij. Harvey Weinstein është thjeshtë një ‘foshnje’ në krahasim me Terry-n”, ka deklaruar një burim për tabloidin “The Sun”.

-Advertisement-

Dhe këtë e mbështet edhe rrëfimi i modeles Anna del Gaizo, e cila e ka akuzuar se e kishte nxjerrë penisin derisa ajo po pozonte para fotoaparatit të tij dhe i kishte kërkuar të bëjnë seks oral, por ajo kishte ikur. Për këtë arsye, tani shumë revista me të cilat ka bashkëpunuar fotografi, e kanë ndërprerë kontratën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera