Sport

Tjetër paraqitje dëshpëruese e Shqipërisë, mundet 4:1 nga Ukraina

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 03 June 2018
Kombëtarja Shqiptare ka bërë një tjetër paraqitje të dobët në miqësore duke u mposhtur lehtësisht nga Kombëtarja e Ukrainës.

Kuqezinjtë janë mposhtur 4:1 nga Ukraina në ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të kalendarit të FIFA-s.

Në ndeshjen që u zhvillua në Francë në prani të një numri të vogël të tifozëve, Shqipëria u tregua inferiore ndaj Ukrainës, që fituesin e takimit e përcaktoi në pjesën e parë me tri gola të shënuara.

-Advertisement-

Gjithçka nisi në minutën e 31’, kur Konoplyanka shënoi për epërsinë e parë pas një asistimi që pranoi nga Yarmolenko.

Ishte pikërisht Yarmolenko realizator i dy golave të tjerë, kur shënoi në minutën e 36’ dhe 45’.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë.

Shqipëria me anë të Ndoi ngushtoi epërsinë në 3:1, ndërsa Ukraina u përgjigjë shpejtë duke shënuar për 4:1 në fund të ndeshjes nëpërmjet Konoplyanka./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera