Sport

Tjetër medalje për Kosovën, Loriana Kuka e bronztë në Budapest

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 25 October 2020

Edhe një medalje për Kosovën. Pas Distria Krasniqit, medalje në Budapest ka fituar edhe Loriana Kuka. Kuka e rrëmbeu medaljen e bronztë, derisa ditë më parë Distria fitoi të artën.

Kosova e ka fituar edhe një medalje në Grand Slamin e xhudos në Budapestit, që përfundon sot.

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë.

-Advertisement-

Në luftë për vend të tretë, Loriana e mposhti rusen Antonina Shmeleva, për t’u shpërblyer për punën e gjatë muajve të fundit, pasi ishte gara e parë pas pandemisë që paralizoi gjithë botën.

Në Budapest, medalje ka fituar edhe Distria Krasniqi.

Ajo ka rrëmbyer të artën të premten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera