Lajme

Tjetër lëvizje e Kryeprokurores Marku, largohet nga detyra këshilltari për mediat në Prokurori

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 08 January 2018

Pas marrjes së detyrës, prokuororja e përkohshme, Arta Marku, janë bërë një sërë ndryshimesh në këtë institucion. Së fundmi, një tjetër emër, staf i ngushtë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ai është Këshilltari për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, Albi Serani.

Në një mesazh përshëndetës drejtuar mediave, Serani thotë se eksperienca e tij në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një periudhë shumë intensive dhe e ka ndihmuar në aspektin profesional.

-Advertisement-

Por Serani nuk jep asnjë shpjegim për motivacionin pse është hequr nga ky pozicion në Prokurori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera