Lajme

Tjetër aksident i rëndë në Drenas, 10 persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 02 May 2022

Në komunë e Drenasit sot gjatë ditës kanë ndodhur tri aksidente trafiku, një me pasoja fatale, një me të lënduar dhe një me dëme materiale.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksidentin e ndodhur në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj, në Gllobar, kanë humbur jetën një grua dhe një fëmijë rreth 7 vjeç.

Në aksidentin tjetër të ndodhur në fshatin Abri e Epërme, janë lënduar 10 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

Kurse në aksidentin tjetër të ndodhur në Poklek të Ri përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës apelon tëk të gjithë pjesmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera