Sport

Titulli në Premier League, Van Gaal: Liverpool po, City “tmerron” në mbrojtje

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 08 January 2019

Manchester City mundi në mesjavë Liverpoolin, duke rihapur garën në kampionatin anglez.

Tashmë diferenca mes dy skuadrave kryesuese është vetëm 4 pikë, gjë që të bën të mendosh se rivaliteti mes tyre për fitimin e titullit kampion do të jetë shumë i fortë, e pritet të zgjasë deri në fundin e sezonit.

Në këtë pikë është e vështirë të bëhet një parashikim i saktë dhe të përcaktohet skuadra favorite për fitoren përfundimtare, megjithatë është dikush që e bën këtë. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Manchester United, Louis Van Gaal, i cili sheh skuadrën e Kloppit më në avantazh në këtë garë sportive.

-Advertisement-

“Guardiola i stërvit skuadrat e tij vetëm në aspektin sulmues dhe kjo përbën një pikë të dobët”, tha Van Gaal në një intervistë për “Mirror”. “Kur futbollistët e tij duhet të kthehen në mbrojtje, ata janë një tmerr i vërtetë për t’u parë. Nëse do të vija bast për skuadrën që do të shpallet kampion në Angli, do të zgjidhja Liverpoolin, pasi ka një mbrojtje më të fortë sesa Manchester City”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera