Lajme

Tiranë, u vdes djali pasi u ra nga krevati teksa flinte

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 24 July 2017

Tragjedi për një familje në Tiranë, humbi fëmijën e saj vetëm tre vjeç, pasi ra nga krevati ndërsa ishte duke fjetur.

Ngjarja e dhimbshme ndodhi në familjen e prindërve të rinj në Mushqetë të Bërzhitës në rrethin e Tiranës, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e Shtetit.

Fëmija 3 vjeç, S.V., ishte duke fjetur në shtratin e tij, kur duket se ka rënë poshtë shtratit dhe ka pësuar goditje fatale duke gjetur vdekjen.

-Advertisement-

Prindërit, pasi kanë hyrë në dhomë për ta parë, kanë gjetur fëmijën në tokë dhe të pajetë. Ata janë munduar ta sjellin në jetë, por përpjekjet e tyre nuk kanë sjellë rezultat.

Burime zyrtare nga Komisariati nr 1 i Policisë së Tiranës thanë sot se, nga hetimet paraprake, ka rezultuar se ngjarja ishte aksidentale. “Fëmija trevjeçar, aksidentalisht ka rënë nga krevati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, – konfirmoi policia duke shtuar se “nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është aksidentale”, duke pohuar se gjithsesi, “materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim”.

Ky është një rast i përsëritur i aksidenteve të tilla tragjike në Tiranë, Elbasan dhe qytete të tjera. Vetëm në tre muajt e fundit shënohen të patën pesë raste të tilla tragjike ku fëmijët nën 5 vjeç humbin jetën në incidente fatale, në mungesë të pranisë apo vëzhgimit të prindërve, kryesisht në gjumë,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera