Lajme

Tiranë, sot tubimi i Metës kundër “grushtit të shtetit”

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 02 March 2020

Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta, që siç argumenton ai, ka synim çmontimin e grushtit të shtetit.

Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa pritet të ketë pjesëmarrje jo vetëm nga Shqipëria.

Prej ditësh, kreu i shtetit ka publikuar videomesazhe nga bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë shprehur se do të marrin pjesë në tubimin e kreut të shtetit në mbrojtje të Kushtetutës.

-Advertisement-

Edhe partitë politike opozitare, krerët e tyre si Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pritet të jenë në tubim, pavarësisht se ata pritet të mos flasin.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar fakte të reja, që sipas tij vërtetojnë tentativën për “grusht shteti” nga mazhoranca.

Meta e ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka tentuar të përvetësojë kompetencat e presidentit për emërimet nà « Gjykatën Kushtetute.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera